Ndahen vazot e Ligës së Kombeve, Shqipëria dhe Kosova rrezikojnë të njëjtin grup

Liga-e-Kombeve.jpg

Shqipëria dhe Kosova mund të shortohen në të njëjtin grup në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve.

Dihej që më herët që si kuqezinjtë ashtu edhe Kosova që u ngjit një ligë më lartë do të ishin në të njëjtën ligë, por në bazës të renditjes së UEFA-s, Shqipëria do të bëjë pjesë në vazon e parë bashkë me skuadra si Greqia, Mali i Zi dhe Gjeorgjia me të cilat nuk mund të përballet ndërkohë që Kosova bën pjesë në vazon e dytë bashkë me Maqedoninë e Veriut, Bjellorusinë dhe Qipron.

Shorti do të hidhet në datën 3 mars 2020 në Holandë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303