33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

‘Ndahen’ William dhe Harry, mbretëresha e ka aprovuar

spot_img

Prej kohësh është folur për një ndarje mes familjeve të djemve të princit Charles dhe me sa duket mbretëresha e ka aprovuar. Por, pas këtij vendimi, mund mos të jetë thjesht një mosmarrëveshje.
Madhëria e saj i ka dhënë Meghan-it zv/presidencën e “Queen’s Commonwealth Trust”, ku bashkëshorti i saj, princi Harry është president. Synimi i “Trust” është të afrojë të rinjtë e 53 shteteve të rrjetit të Komonuelthit si një forcë pozitive në shoqëri.

Dhe Meghan, që vellon e nusërisë e kishte të qëndisur me lule nga 53 vendet e Commonwealth-it, ishte zgjedhja e duhur.

Mbretëresha zyrtarizoi ndarjen e “Royal Household” të William e Kate, nga ajo e Harry e Meghan. Makineria organizative dhe operative që qëndron pas mbretërorëve drejtohej nga dy vëllezërit. Por, prej muajsh përflitet dhe për ndarje mes dy familjeve të reja, prej mosmarrëveshjeve mes Kate e Meghan.

Në fakt, sipas medies britanike, lëvizja e mbretëreshës duhet parë në një tjetër këndvështrim. Është një shenjë se kalimi i fronit nga Elizabeth te Charles po bëhet gjithnjë e më konkret.

Kjo çon dhe në ndarjen e rrugëve të në të ardhmen e William dhe Harry. William e Kate, me përfshirjen në “Household” të dukëve të Cambridge shkojnë drejt rrugës për të pasur Charles në fron. Ndërsa Harry, me “Royal Household” të dukëve të Sussex, duke mos qenë i destinuar për fronin, bashkë me Meghan mund të ndihen ende të lirë për të vepruar dhe të interpretojnë çiftin mbretëror në shoqërinë e sotme.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat