fbpx

Ndahet çifti i njohur? Dolën publikisht te Rudina, por ç’po ndodh? Kjo foto po na shton dyshimet se…

bler-1.jpg

Ish-banori i Big Brother Erion Zeqiraj ka qenë para pak kohësh në emisionin “Rudina”, ku u shfaq publikisht me të dashurën e tij Blerta Liagaj, volejbolliste.

Dyshja treguan në emisionin “Rudina” historinë e tyre të dashurisë, duke filluar nga momenti i njohjes.

Mirëpo, ditën e sotme në rrjet kanë qarkulluar zëra se çifti janë ndarë. Gjithçka ka nisur nga një foto e publikuar nga Blerta, në studion e emisionit “Rudina”. “Më thanë bëj një foto ta hedhësh kur të ndahesh”, ka shkruar volejbollistja krahas fotos në fjalë.

Po ashtu ajo ka fshirë nga profili i saj të gjitha fotot me Erionin. Megjithatë e kontaktuar nga “Iconstyle”, Blerta ka treguar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303