fbpx

Ndahet në 3 drejtori Prokuroria e Përgjithshme, kush vendoset në krye?

Prokuroria-e-pergjithshme-gent-shkullaku-768x461.jpg

Riorganizohet struktura e Prokurorisë së Përgjithshme. Raportohet se ky institucion është ndarë në 3 drejtori.

Konkretisht bëhet fjalë për Drejtorinë Gjyqësore, e cila drejtohet nga Adnan Xholi, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Olsi Dado si dhe Drejtoria e Koordinimit Institucional, e cila drejtohet nga Sokol Stojani. Lala bën me dije se Drejtoria e Koordinimit Institucional është e ndarë në 3 sektorë;

Drejtoria e Koordinimit dhe Studimit, e cila drejtohet nga Kujtim Luli, Sektori i Dekriminalizimit që drejtohet nga Adnan Kosova, Sektori i Monitorimit, në krye të së cilit është Arens Çela. Ndërkohë, Sektori i përgjimeve, drejtohet nga zevendësprokurori i Përgjithshëm, Thoma Jano.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303