Ndahet në dysh bombarduesi supersonik, 3 viktima

Një avion rus është përplasur gjatë momentit kur po ulej në një aeroport.

Një video ka qarkulluar në media dhe rrjete sociale, ku shihet se si bombarduesi rus ka rënë në aeroportin Olenya në Rusi.

Mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur më 22 janar.

Gjithashtu, sipas informacioneve thuhet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e motit dhe reshjeve të dendura të dëborës.

Bombarduesi rus ishte e tipit Tu-22M3 ‘Backfire’.

Tre veta të ekuipazhit mbetën të vdekur nga ky aksident tragjik./real-news.tv