fbpx

Ndahet nga jeta aktori i famshëm

Screenshot_28-5.jpg

Aktori i Terminatorit Dik Miller, ka vdekur në moshën 90 vjeçare, pasi ka gëzuar një karrierë që përfshin më shumë se 60 vjet.

Aktori i ekranit është më i njohur për rolin e tij si Murray Futterman në filmin klasik Gremlins 1984, ndonëse ka bërë qindra shfaqje në ekran që nga debutimi i tij në vitet 1950.

 

Shfaqja e tij e parë erdhi si Walter Paisley në klasën e kultit ‘A Bucket of Blood’ nën drejtimin e Roger Corman

Dik Miller nisi të aktrojë në vitet 1950, dhe gjatë jetës së tij performoi në thuajse 200 filma, shfaqje televizive dhe fushata publicitare.

“People” raporton se Miller ka bashkëpunuar me regjisorët James Cameron, Martin Scorsese, John Sayles dhe Joe Dante. Kolegët , artistët dhe fansat e tij në mbarë botën shprehën keqardhjen për ndarjen e Miller nga jeta, teksa ripostonin foto të roleve të tij të ndryshme.

“Unë jam i shkatërruar që po jap lajmin se një nga miqtë e mi më të mirë dhe bashkëpunëtorët më të çmuar ka ndërruar jetë”, shkroi regjisori dhe producenti i “Gremlins” Joe Dante.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303