fbpx

Ndahet nga jeta aktori i njohur i ‘Scarface’

Geno Silva, aktori i njohur i “Scarface”, që ishte padyshim pjesë e një prej filmave më të pëlqyer, është ndarë nga jeta në moshën 72 vjeçare.

Silva ka ndërruar jetë nga disa komplikacione me shëndetin në shtëpinë e tij.

Geno luajti në disa filma dhe programe televizive. Silva ishte shumë i njohur në skenën e aktrimit dhe pas vdekjes la pas gruan e tij Pamela, vajzën Lucia dhe 2 nipërit e mbesat.