Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

Një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë, Paulin Shtjefni është ndarë nga jeta ditën e djeshme. Artisti shkodran ishte autor  i shumë tekste këngësh, pjesëmarrës dhe fitues i çmimeve të para në 19 Festivale Kombëtare të Këngës për Fëmijët, që janë organizuar në qytetin e Shkodrës.

Këngët e njohura të muzikës popullore si “Gryka e Kaçanikut”, “Ky merak” etj janë pjesë  e krijimtarisë së tij, të cilat ai i botoi në librin me titullin “Një zarf me karafila-mozaik poetik” në vitin 2008.

Lër një koment