Ndahet nga jeta gazetari shqiptar, lajmin e japin kolegët e tij

Është ndarë nga jeta gazetari i njohur shqiptar Riza Hoxha. Lajmin e ka bërë të ditur kolegu i tij, Bujar Mucmata nëpërmjet një postimi në Facebook.

Gazetari Riza Hoxha ka punuar për rreth 20 vjet si korrespondent i veriut për Agjencinë telegrafike Shqiptare, (ATSH).

Postimi i Bujar Mucmatas:

“Me shumë dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, gazetarit Riza Hoxha. Rizai ishte dhe mbetet një vlerë e çmuar e gazetarisë në Kukës e me gjerë. Ai sot nuk është mes nesh por la pas thjeshtesinë, mirësinë e profesionalizmin e tij. I shprehim ngushellimet më të sinqerta Vjorit e familjarëve të Rizait. U prehsh në paqe Riza.” –shkruan Macmutas.