Ndahet nga jeta gruaja më e vjetër në Europë

Gruaja më e vjeër në Europë,Maria Giuseppa Robucc, ka vdekur sot në moshën 116 vjeç.

Maria Giuseppa Robucci, nga Puglia, Itali, ishte gjithashtu personi i dytë më i vjetër në botë.

Maria, e njohur si “Nonna Peppa” festoi ditëlindjen e saj më 20 mars. Ajo u bë italiania e tretë në histori që arriti këtë moment historik.

Sekreti i jetëgjatësisë së saj ishte dieta e shëndetshme, besimi në zor dhe shmangia e alkoolit. Vdekja e saj vjen pasi gruaja më e vjetër në Britani, ndërroi jetë javën e kaluar. /real-news.tv/