fbpx

Ndahet nga jeta ikona e muzikës popullore Ismet Peja

Screenshot_1-18.jpg

Në moshën 83-vjeçare ikona e muzikës popullore gjakovare, Ismet Peja ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e këngëtarit e ka bërë të ditur djali i tij Visar Peja.

Nëpërmjet një postimi në ‘facebook’ ai ka shkruar se:

“Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë sepse ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamasë”.

Ismet Peja u lind më 27 Prill 1937 në Gjakovë dhe është i biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar.

Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Gjerë tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta.

Në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303