Ndahet nga jeta krijuesi i SpongeBob

Krijuesi i personazhit shumë të dashur të filmave për fëmijë, Stephen Hillenburg u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare. Njeriu pas personazhit Spongebob njoftoi në vitin 2017 se vuante nga skleroza amiotrofike laterale.Kanali Nickelodeon, i cili e ka transmetuar që në 1999 serialin tmerrësisht popullor, me në qendër personazhin aq të dashur prej fëmijëve, vendosi që stafi i tij të mbante një minutë heshtje në nderim të jetës dhe punës së Hillenburgut.

Ai ishte tmerrësisht i talentuar, por edhe modest e një njeri me zemër të madhe. Homazhet e fansave kanë vërshuar në rrjete sociale, shumica të shoqëruar me falënderimet për një njëri që siç thonë ata “i pasuroi jetën” e që do të vazhdojë të ngjallë të qeshura për vitet në vazhdim.

Lër një koment