Ndahet nga jeta kryeminstri më jetëgjatë në botë

ABK_0902-880x495.jpg

Kryeministri më jetëgjatë në historinë botërore, princi Khalifa bin Salman Al Khalifa, që ishte edhe xhaxhai i mbretit të Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa ka ndërruar jetë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Al Khalifa mbante postin e kryeministrit nga pavarësia e vendit nga Mbretëria e Bashkuar, në 1971.

Ndër të tjera raportohet se ai shpesh herë ishte akuzuar për korrupsion por që pati një rol parësor në modernizimi e vendit me të vogël me rreth 1 milion e gjysmë banorë.

Një tjetër akuzë ndaj tij ka qenë favorizimi i komunitetit sunitë, të cilit i përket fëmija mbretërore, duke penalizuar shumicën shiite, diçka që gjatë revolucionit të Pranverës Arabe në 2011 e vuri në shënjestrën e protestuesve.

Vendin e tij e ka marrë tashmë princi Salman bin Hamad Al Khalifa.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303