fbpx

Ndahet nga jeta në mënyrë tragjike Princesha e Austrisë

Princesha e Austrisë, Maria Galitzine, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën 31-vjeçare, pasi pësoi aneurizmë kardiake.

Maria ishte pasardhësja e Perandorit Karl 1 të Austrisë, për pak ditë do të festonte 32 vjetorin e lindjes. Ajo fatkeqësisht ka lënë pas edhe një djalë 2 vjeçar që quhet Maxim.

Lajmin për vdekjen e Princeshës e ka konfirmuar edhe mamaja e saj Maria Anna.

“Maria jonë ndërroi jetë në mëngjes në Houston, nga një aneurizëm i papritur kardiak”, tha ajo.