fbpx

Ndahet nga jeta në moshë të re regjisori i njohur

pre-oscars-19-2000.jpg

Regjisori i filmit të njohur të vitit 1991 “Boyz n the Hood”, është ndarë nga jeta në moshën 51-vjeçare.

John Singleton ishte vendosur në koma, pasi kishte pësuar një goditje në tru disa javë më parë.

Familja e tij konfirmoi se Singleton ndërroi jetë menjëherë pas largimit të aparateve që po e mbanin në jetë, në Los Angeles.

 

“Johni vdiq në mënyrë paqësore, i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij”, thanë ata në një deklaratë të cituar nga “USA Today” dhe “NBC News”

 

Filmi i tij  “Boyz n the Hood” u nominua për Oscar dhe Singleton si regjisori më i mirë dhe skenari më i mirë origjinal.

Kjo e bëri atë si regjisorin më të mirë afro-amerikan si dhe të parin i cili do të mbahej mend. /real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303