fbpx

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjecare shkrimtari i njohur, Fatos Arapi

Fatos-Arapi.jpg

Në foto: Shkrimtari i njohur, Fatos Arapi

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjecare shkrimtari i njohur Fatos Arapi. Lajmi është bërë i ditur nga familja e shkrimtarit, ndërsa ceremonia e varrimit do bëhet në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Fatos Arapi lindi në vitin 1929 në Vlorë. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë.

Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës.

Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi.

Në vitin 2008 e fitoi ‘Kurorën e artë’ në manifestimin poetik ‘Mbrëmjet e poezisë strugane’ dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *