17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta stilisti i famshëm

spot_img

Stilisti izraelit, Alber Elbaz, i cili ka punuar për disa nga shtëpitë më të njohura të modës në Francë, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare, në Paris.Vdekja e tij u konfirmua nga Compagnie Financière Richemont, partneri i tij i kompanisë së përbashkët në AZ Factory, ndërmarrja e tij e fundit në fushën e modës. Ndërsa shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.Alber Elbaz ka lindur në Casablanca, Maroko më 6 Shkurt 1961, me origjinë Izraelite, Elbaz i cili kishte një talent të parakohshëm dhe ishte stërvitur në New York. Ai filloi të punojë për ” Guy Laroche” nga 1996 në 1998.I nominuar nga Pierre Bergé, Elbaz ishte drejtor krijues i ” Yves Saint Laurent” nga 1998 për tre sezone, përpara se të bashkohej me ” Lanvin” dhe të qëndronte atje deri në 2015, duke rinovuar thellësisht maisonin.Ai ka veshur shumë yje të filmit, nga Nicole Kidman te Natalie Portman, Chlow Sevigny, Sofia Coppola, Meryl Streep, Demi Moore, Catherine Deneuve, Kate Moss, Uma Thurman, Julianne Moore dhe Gwyneth Paltrow.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat