fbpx

Ndahet nga jeta stilisti italian pas infektimit nga koronavirusi

Stilisti i famshëm italian,  Sergio Rossi, është ndarë nga jeta ditën e sotme si pasojë e virusit vdekjeprurës Covid-19.

Themeluesi i markës ikonike të këpucëve me të njëjtin emër, është shuar në një spital në Cesena në moshën 84-vjeçare, ku ishte shtruar pas prekjes nga COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetarja e bashkisë së qytetit të tij të lindjes, e cila theksoi kontributin e jashtëzakonshëm që kompania e tij kishte dhënë në zhvillimin ekonomik të Cesena-s.

Sergio Rossi njihet për bashkëpunimet e tij me markat e njohura si Versace apo Dolce & Gabbana.

Ai la pas një trashëgimi të vyer për industrinë e modës.

Në nderim të tij, i biri Gianvito Rossi gjithashtu stilist këpucësh, ka bërë një dedikim prekës për të atin.

“Me zjarrin e pashuar të pasionit tënd, na mësove që nuk ka kufij për ata që dashurojnë atë që bëjnë. Mirupafshim mjeshtër!”-shkruan ai.