fbpx

Ndahet nga jeta tragjikisht lojtari i njohur, shok skuadre me dy futbollistët e Kombëtares shqiptare

porttt.jpg

Ka ndërruar jetë tragjikisht futbollisti turk, Ahmet Çalik.

27-vjeçari është ndarë nga jeta si pasojë e një aksideni automobilistik.

Mediat turke bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit në lagjen Hacilar të Golbasit.

Makina e mbrojtësit mësohet se ka dalë jashtë kontrollit në rrugën Ankara-Nigde para se të përmbysej. Çalik ishte i vetëm në automjet.

Në një deklaratë, Konyaspor tha: “Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e futbollistit tonë Ahmet Calik, i cili ka fituar dashurinë e tifozëve tanë dhe qytetit tonë që nga dita e parë që erdhi në Konyaspor”.

27-vjeçari ishte shok skuadre me dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi.

Ahmet Çalik i cili luajti tetë herë për kombëtaren e tij dhe së fundmi luajti për klubin Konyaspor, u përfshi në aksident mëngjesin e së martës në kryeqytetin e Ankarasë.

Calik gjithashtu luajti për gjigantët e Superligës, Galatasaray, pasi kaloi vitet e tij të hershme me Genclerbirligi.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303