fbpx

‘Ndahu nga Justin Bieber’, ja si reagoi Hailey pas komenteve nga fansat

rs_1024x759-180906161935-1024.justin-bieber-hailey-baldwin.ct_.090618.jpg

Martesa e modeles së njohur, Hailey Baldwin me këngëtarin Justin Bieber ka qenë ndër më të komentuarat në rrjet. Të shumtë kanë qenë ndjekësit të cilët kanë reaguar negativisht në rrjetet sociale të dy yjeve, duke iu drejtuar se nuk duhet ta merrnin këtë hap. Së fundmi 22-vjeçarja ka zgjedhur të reagojë duke treguar se ka ndjerë dyshime të shumta teksa ka lexuar të gjitha komentet në rrjet.

“Askush përveç neve të dyve se di se çfarë po ndodh. Kur kam parë qindra komente teksa më ‘bombardonin’ duke thënë: ‘Nuk keni për t’u martuar’, ‘Do divorcoheni’, fillon të dyshosh mos vallë të tjerët shohin diçka që unë nuk arrij ta shoh. Megjithatë në lidhje janë vetëm 2 vetë, askush tjetër”, është shprehur Baldwin gjatë një interviste.

Vetëm disa javë më parë dyshja lajmëroi se shumë shpejt do të zhvillojnë ceremoninë e tyre të martesës dhe se tashmë janë duke u marrë me përgatitjet e fundit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303