fbpx

‘Ndaje mendjen me kë je’! Hajdari i lëshon thirrje Ramës: Do humbasësh nëse…

RAMA-HAJDARII.jpg

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari i ka lëshuar një mesazh kryeministrit Edi Rama në lidhje me idenë për listat e hapura.

Më tej, ajo theksoi se ka ardhur koha që Partia Socialiste të zgjedhë anën e saj.

“Në sistemin me lista të mbyllura besojnë vetëm 10%. Partitë e vjetra nuk duan integrimin e Shqipërisë. Ne që jemi në këtë Kuvend kemi marrë përsipër që të përfaqësojmë shqiptarët që duan lista të hapura. Është një lajm i mirë që kjo gjë të ecë përpara. Ka ardhur koha që Partia Socialiste të zgjedhë anën e saj. A doni të jeni pjesë e 10% që duan lista të mbyllura, do rrini pas militantëve dhe do t’u shërbeni interesave të ngushta të atyre, apo do bëheni pjesë e shqiptarëve që duan lista të hapura? Ne duhet t’i mbështesim këta qytetarë përmes listave të hapura. Ne i tregojmë atyre se jo vetëm duam listat e hapura, por zhvillim në vend dhe një Shqipëri që të shkojë drejt BE. Ndaj Edi Rama, nëse do të jesh pjesë e asaj pakice, do të jesh i humbur. Duhet të tregosh këtu se ti qëndron për atë pjesë të shumicës, të shqiptarëve që duan ndryshim në zgjedhjet e ardhshme.”,- tha Hajdari.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303