fbpx

“Ndaje mendjen, ose këtej ose andej”. Rama i përgjigjet Murrizit: Nuk funksionon kështu, ne jemi…

Kryeministri Edi Rama teksa ka folur për marrëveshjen e 5 qershorit, ka zgjedhur t’i përgjigjet publikisht deputetit Myslim Murrizi, i cili i kërkoi disa ditë më parë kreut të qeverisë që të mbante një qëndrim.

Në konferencën para mediave, Rama i theksoi që “duhet të pranojnë realitetin dhe shancet do ti kenë të vogla të sillen si shumicë për aq kohë sa kërkojnë të imponojnë dokrra”. Ndërsa bëri të qartë se do ti mbeten marrëveshjes së 5 Qershorit që asnjë demokrat të mos ndihet i poshtëruar.

“Opozita parlamentare asnjëherë nuk e ka thënë që e pranon marrëveshjen. Rudina Hajdari sapo ka dalë që ka thënë se nuk do ta votojë, kështu që nuk jam i surprizuar nga ajo që ka ndodhur sot. Nuk më surprizon as Murrizi që thotë ndaje ‘menjen o ktej o anej’. PS është më e madhja dhe udhëheq, nuk zgjedh me kë do shkojë që të gjejë një strehë. Por ajo që vlen shumë nga pyetja juaj është që jo, nuk funksionon kështu, nuk funksionon o knej o anej. Ne jemi në qendër. Jemi qendra e gravitetit e politikës shqiptare, nuk shkon o knej o anej. Mundohet të pajtojë sa më shumë të tjerët rreth një qëllimi apo objektivi, ndaj është e rëndësishme të pranojnë realitetit që sa i imponuar nga vullneti i popullit dhe sa më shumë sillen si shumicë, aq më pak shance kanë të bëhen shumicë se pakica duhet të mbrohet por jo ti imponohet shumicës me dokrra.

Ikën nga parlamenti, mos e harroni. Kanë bërë dicka për të cilën po të ishte puna për perspektivën europiane. Nuk e kanë shokun në Europë. Për ta gjetur duhet të shkojnë në vitin 1922 ku është një rast dhe i vetëm ku një opozitë braktisi parlamentin dhe u shkri fare. Marrëveshjes së 5 qershorit i qendrojmë se mendojmë që është kontribut për vendin, njëkohësisht asnjë demokrat të mos ndihet i poshtëruar. Kjo është ajo që na ka rënë për pjesë dhe këtë do bëjmë”, tha Rama.