Ndalimi i protestuesve/Deputetët përplasen me Policinë

deputete.jpg

Teksa numri i të shoqëruarve vazhdon të rritet, disa deputetë të opozitës kanë shkuar pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, me synim për të zhvilluar një takim me kreu e kësaj drejtorie. Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se prisnin të zhvillonin një takim me drejtorin e policisë, transmeton Ora Neës.

“Do kërkojmë takim me drejtorin e policisë. Numri i të shoqëruarve, arrestuarve, arsyet.” Deri më tani, nuk ka urdhër-arreste por vetëm shoqërimeve. Përveç në Tiranë, protestues të opozitës po shoqërohen edhe në rrethe. Prej dy orësh, agjentët e krimeve kanë verifikuar emrat e personave që kanë kryer veprime të dhunshme në protestë. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303