Policia e Shkupit është përballur dje me një rast të paprecedentë.
Një drejtuesi mjeti i është bërë shenjë nga policia rrugore që të ndalonte, por që ky i fundit është përballur me një të papritur.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shishovë i Komunës së Sarajit- Shkup ku një 31-vjeçar me inicialet E.SH., është arrestuar pasi ndaj tij ka pasur urdhër-arrest të lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup.
Personi në fjalë është pikasur nga policët, të cilit i kanë dhënë urdhër që të ndalojë, por ai përveçse nuk ka zbatuar urdhrin, ka nxjerr armën tip pistoletë dhe e ka drejtuar drejt zyrtarëve policorë, të cilët i janë kundërpërgjigjur duke shkrepur dy plumba në ajër.