Ndalohen festimet për 100 vjetorin e pavarësisë së Varshavës

warsaw.jpg

Kryetarja e Bashkisë së Varshavës ka vendosur të mos lejojë një marshim nacionalist të planifikuar për të dielën, në përkujtim të 100-vjetorit të pavarësisë polake.

Duke përmendur rrezikun e dhunës dhe shprehjes së urrejtjes, Hanna Gronkiewicz-Waltz tha se siguria duhet të vijë e para dhe Varshava kishte pësuar mjaft nga “nacionalizmi agresiv”.

Vitin e kaluar, 60.000 njerëz morën pjesë në marshimin nacionalist, me parulla të tilla si “Polonia e Pastër, Polonia e Bardhë”.

Disa nga organizatorët kanë kërcënuar të vazhdojnë me marshin pavarësisht paralajmërimit.

Vendimi i kryetares së bashkisë mund të kundërshtohet në gjykatë brenda 24 orëve.

Qeveria konservatore e Polonisë tashmë nuk arriti të bindë organizatorët që të mbanin vetëm flamuj kombëtarë.

Presidenti polak Andrzej Duda tha se ai do të organizonte dhe merrte pjesë në një marshim zyrtar.

 

scroll to top