Ndalohen shqiptarët në doganën e Malit të Zi, kontroll i imtësishëm

Screenshot_1-10-e1553085247305.jpg

Shumë shqiptarë janë ndaluar për një kontroll të imtësishëm në doganën e Malit të Zi gjatë ditës së sotme. Një qytetar ka dërguar një video pranë redaksisë së ‘Real News’, ku shkruan se të gjithë shqiptarët po kontrolloheshin nga autoritetet të vendosura në doganë.

Dhjetëra qytetarë kanë zbritur nga mjetet e transportit dhe kanë hapur valixhet e tyre, ku po kontrollohen një për një. Madje, autoritetet kanë përdorur edhe qentë për të thelluar kontrollin. Qytetarët shqiptarët kanë qëndruar në radhë për një kohë të gjatë që autoritetet të vijojnë me punën e tyre./real-news.tv

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303