fbpx

Ndalohet efektivi i “Shqiponjave” në Sarandë, dyshohet se merrej me trafik droge

4-1.png

Një operacion i forcave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është zhvilluar sot në Sarandë. Raportohet se para pak çastesh është ndaluar një efektiv i “Shqiponjave”, që punonte në Komisariatin e Policisë së Sarandës.

I ndaluari dyshohet për trafik narkotikësh. Operacioni vijon ende. Në këtë operacion bëhet me dije se mori pjesë edhe SHÇBA. Efektivi i arrestuar është shtetasi L.M 38 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303