fbpx

Ndan më dysh një iPhone 11 Pro Max, shokohet nga ajo që gjen

iPhone-11-Pro-Max-teardown.jpg

Vetëm pak ditë më parë kompania Apple ka hedhur në treg versionin e ri të iphone-t.  Versioni më i ri i është iPhone 11 si dhe iphone 11 Pro Max, të cilët kanë opsione më të avancuara.

Kompania ka deklaruar se modelet e reja  kanë kohëzgjatje të madhe të baterisë, mirëpo Apple nuk e ka specifikuar zyrtarisht deri më tani, kapacitetin e baterive.

Por, tani është mësuar forma që ka bateria e iPhone 11 Pro Max, pasi një përdorues i rrjetit social Weibo që funksionon në Kinë, e ndau në mes dhe brenda gjeti një bateri gjigante – së paku për standardet e Apple.

Bateria ka 15.04Wh në 3.79V, që nëse kalkulohet del se është 3,968mAh, që është rritje shumë e madhe në krahasim me baterinë e iPhone XS Max, që ka kapacitet 3,174mAh.

Në krahasim me Galaxy S9+ që ka 3,50mAh, bateria e iPhone 11 Pro May është për dhjetë për qind më e fuqishme. Derisa, i afrohet baterisë prej 4,100mAh që ndodhet në Samsung Galaxy S10+.

Kjo tregon edhe arsyet, pse iPhone 11 është shumë më i rëndë se modelet e mëparshme, pasi duhet të mbajë edhe një bateri masive.

Megjithëse është ndarë në mes, nuk është arritur të shihet edhe kapaciteti i RAM që ka iPhone Pro Max.

/real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303