fbpx

Ndarja nga ish-bashkëshorti, Eli Fara flet për herë të parë: Shkova në burg bashkë me vajzën dhe…

eli.jpg

Këngëtarja e njohur Eli Fara ka zbuluar detaje të reja për jetën private të saj dhe ndarjen nga ish-bashkëshorti në moshë të re, teksa ishte e ftuar  “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare.

Ardit Gjebrea: Po prindërit e babait të Marinës si të pritën?

Eli Fara: Më pritën shumë mirë, ata donin ta martonin djalin e tyre.

Ardit Gjebrea: Erdhi Marina.

Eli Fara: Nuk i kisha bërë ende 18 vjeç dhe në të njëjtën kohë punoja edhe si mësuese në një fshat të largët, në Dërsnik.

Ardit Gjebrea: Si shkonte marrëdhënia bashkëshortore?

Eli Fara: Realisht ka qenë me debate sepse brenda meje fillova të hap sytë për çfarë kisha bërë dhe në të njëjtën kohë prisja shumë edhe nga pala tjetër që të ndërgjegjësohej, prisja shumë nga ai. Kemi pasur debate të shumta siç mund të ketë çdo çift. Nuk ishin të këndshme shumë raste dhe ato raste shpesh më çonin në mendimin që nëse nuk do shkonte, unë do ndahesha edhe pse isha bërë me fëmijë.

Ardit Gjebrea: E mendoje ndarjen?

Eli Fara: E mendoja që atëhere.

Ardit Gjebrea: Po ai?

Eli Fara: Ai u mundua me të vetën, hyri në një punë, sigurisht që edhe ai më ka dashur, por karakteri i tij, ishte ai që ishte. Unë isha mësuar me një familje të rregullt, me besim për njëri-tjetrin, me mirësi etj dhe shpesh nuk e gjeja veten.

Ardit Gjebrea: Si u ndave?

Eli Fara: Erdhi dhe një situatë e tillë që ndodhi ndarja sepse ish-i ishte një nga çunat më çapkën seç duhej në Korçë dhe kishte shokë të vetët. Kjo gjë i çoi në një tragjedi të madhe sepse ishin grupe çunash që konkurronin me njëri-tjetrin kush ishte më i fortë dhe ndodhi që shokun e ngushtë të ish-it e vranë. Pastaj filloi një tjetër stuhi që ishte goxha e madhe për atë kohë hetime, gjyqe mbas gjyqeve që zgjatën shumë.

Ardit Gjebrea: Ti ke qenë më të gjatë gjithë kohës apo jo?

Eli Fara: Po kam qenë, isha me vajzën dhe jetoja në të njëjtën shtëpi me prindërit e tij. Në gjyqin e parë që u bë pas 6 muajsh ka qenë i gjithë qyteti para gjykatës.

Ardit Gjebrea: Pse?

Eli Fara: Ishin kurioz t’i shihnin çunat kur dilnin, i nxirrnin nga makinat e policisë dhe hynin në gjyq, ishin kuriozë se çfarë do ndodhte, familjarë, të afërm, sepse ishin shumë çuna që ishin përzierë në këtë gjë.

Ardit Gjebrea: Cili ishte momenti që t’i the boll dhe çfarë bëre, ike tek prindërit, ndejte në Korçë, ike në Tiranë?

Eli Fara: Prindërit ishin me mendimin që unë të kthehesha tek ata, por unë isha e vendosur që do i dilja ballë vetë çdo gjëje dhe mendoj që ia kam dalë. Nuk mendoj që është faj të gabosh, është faj të rrish në gabim.

Ardit Gjebrea: Ke folur me Marinën, ia ke treguar të gjitha?

Eli Fara: Jo të gjitha, i kam treguar aq sa kam menduar se duhet të dijë. Edhe Marina ka ato kujtimet e veta nga fëmijëria. Gjyqet vazhduan goxha nja 1 vit e gjysmë dhe mbasi u bënë të gjitha përpjekjet dhe për të ulur dënimin, derisa u dha dënimi i fundit dhe e përcaktuan dhe burgun ku do vuante dënimin, atje kam shkuar me vajzën dhe i kam thënë që unë do të bëj ndarjen. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim dhe unë kam parë jetën time. Vazhdoja punën si mësuese në fshat, vajzën e kisha në çerdhe, kisha probleme financiare sepse mora dhe një apartament.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303