fbpx

Ndarja nga jeta e ish-deputetit të PD-së, Meta: Humbje e madhe për familjen, kolegët dhe sistemin tonë bankar

Screenshot_56.jpg

Meta shprehet se ndarja përpara kohe nga jeta e tij, ishte një humbje e madhe për familjen, kolegët, por edhe për sistemin tonë bankar, ku ai ka shërbyer për vjet me radhë.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Largimi i parakohshëm nga jeta i z.Bedri Çollaku, është pikëllues.

Një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe sistemin tonë bankar.

Z.Bedri Çollaku do të kujtohet përherë si një ndër ekspertët me kontribut të çmuar në mbikëqyrjen bankare, me një karrierë mbi 40-vjeçare, i spikatur edhe në rolin menaxherial si drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit, por edhe si ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ngushëllimet më të sinqerta!

U prehtë në paqen e merituar!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303