fbpx

Ndarja nga jeta e ish-ministrit, Manastirliu: La pas pikëllim të madh

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të ish-ministrit Maksim Cikulishpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-mjekut Maksim Cikuli.

Mesazhi i ministres:

I hidhur lajmi i ndarjes nga jeta i profesor Maksim Cikulit, ish Ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit gjatë periudhës 1994-1997, themelues i shërbimit të gjenetikës në Shqipëri, Shef i Departamentit të Pediatrisë në Fakultetin e Mjekësisë gjatë viteve 1996- 2001.

Humbja e tij e parakohshme lë pas një pikëllim të madh për familjen, bashkëpunëtorët, studentët dhe këdo që ka pasur nderin ta njohë.

Ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe miqve të tij! I paharruar qofte kujtimi i prof. Cikulit!