fbpx

Ndërhyrja ruse në Britani, përse nuk bëhet publik raporti?

hillary-clinton.jpg

Hillary Clinton i ka bërë thirrje qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të bëjë publik një raport të shërbimeve të inteligjencës për veprimet e fshehta ruse në Mbretërinë e Bashkuar, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2019.

Ish-kandidatja për presidente të SHBA-së i tha BBC-së se raporti mbi ndërhyrjen e pretenduar ruse në demokracinë në Mbretërinë e Bashkuar nuk është lëshuar.

“Çdo person që voton në këtë vend, e meriton ta shohë këtë raport përpara zgjedhjeve”, u shpreh ish zonja e parë e Amerikës.

Qeveria ka mohuar pretendimet se është duke shtyrë bërjen publike të raportit deri pas zgjedhjeve.

Dokumenti përmban prova nga shërbimet e inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me përpjekjet e fshehta ruse për të ndikuar në rezultatin e referendumit për Bashkimin Evropian në 2016 dhe të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017. Edhe pse raporti është hartuar në muajin mars dhe Ii është dërguar qeverisë britanike në 17 tetor, drita jeshile për publikimin e tij nuk është dhënë ende dhe kjo nuk do të ndodhë deri pas ditës së zgjedhjeve, më 12 dhjetor.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303