Ndërhyrja ruse, Trump: Mueller nuk duhet të dëshmojë në Kongres

Trump-Mueller-Barr.jpg

Donald Trump ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj planeve për Këshilltar Special Robert Mueller që të dëshmojë përpara Kongresit.

Presidenti amerikan ka thënë më parë se nuk do të pengojë Mueller nga e drejta për të dëshmuar, duke i lënë kështu vendimin për ta thirrur në dorë të Prokurorit të Përgjithshëm, William Barr.

Raporti i Mueller prej 448 faqesh nuk gjeti prova të bashkëpunimit midis Rusisë dhe fushatës zgjedhore të presidentit Trump në 2016.

Dëshmia e tij, megjithatë, mund t’i japë Kongresit qasje në informata të reja të fshehura nga redaktimet e bëra në raport.

“Nuk ka pasur krim, përveç nga pala tjetër (tepër të pa mbuluar në Raport), dhe jo pengim të drejtësisë,”- ka shkruar Trump në Twitter.

Mueller ka akuzuar më parë në Prokurorin e Përgjithshëm Barr lidhur me përmbledhjen e tij të raportit, për të cilin ai thotë se ka paraqitur gabimisht gjetjet kyçe.

Demokratët e Kongresit kanë kërkuar raportin e plotë, por Departamenti i Drejtësisë deri më tani ka refuzuar të përmbushë kërkesën, duke e quajtur atë “të parakohshme dhe të panevojshme”./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303