Ndërhyrje ushtarake në Venezuelë?

guaido-1.jpg

Lideri i opozitës venezueliane Juan Guaido po mendon t’i kërkojë SHBA të nisë një ndërhyrje ushtarake në Venezuelë.

Guaido është shprehur për BBC ai tha se po i vlerësonte të gjitha opsionet e mundshme për të rrëzuar Nicolas Maduron.

“Unë mendoj se pozicioni i presidentit Donald Trump është shumë i qartë, çka ne e vlerësojmë, ashtu siç bën edhe e gjithë pjesa tjetër e botës” – tha ai.

I pyetur nëse do të donte që Trump dhe ushtria amerikane të ndërhynin, Guaido tha se ai është përgjegjës për të vlerësuar mundësinë e ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare duke shtuar: Unë si president që kam në ngarkim parlamentin kombëtar, do të vlerësoj të gjitha opsionet.

Javën e shkuar ai ndërmori një përpjekje të dështuar për të nisur një rebelim ushtarak për të detyruar Maduron të lërë postin.

Presidenti u përgjigj duke deklaruar që grushti i shtetit u mposht dhe se personat përgjegjës do të vihen para drejtësisë.

Guaido e shpalli veten lider të përkohshëm të Venezuelës në janar duke argumentuar se rizgjedhja e Maduros, vitin e shkuar, ishte e paligjshme.

Por Maduro, i mbështetur nga Rusia dhe Kina dhe liderët e ushtrisë së Venezuelës, ka refuzuar të lëshojë postin.

Nga ana tjetër, Guaido ka mbështetjen e më shumë se 50 shteteve./real-news.tv/

scroll to top