fbpx

Nderohet me “Tapirin e Artë”, Ibra

Screenshot_6-14.png

Dje Milani pësoi një humbje shokuese ndaj Interit në derbin e javës së 23-të të Serie A. Pas kësaj sot Zlatan Ibrahimovic ka merituar çmimin e emisionit satirik “Striscia la Notizia”, si dështimi i javës.Ibra e pranoi me kënaqësi çmimin “Tapiri i Artë” dhe komentoi edhe humbjen e djeshme. Kjo ishte hera e gjashtë që Ibra merr këtë çmim, i cili është shndërruar në një zhvillim shumë i ndjekur në Itali.“Ishte e vështirë. Ne bëmë shumë gabime, por do të shërohemi. Në ndeshjen tjetër unë shkoj me ‘Tapirin e Artë’, ndoshta kjo do të sjellë fat (qesh). Sanremo? Tani për tani unë jam përqendruar te ndeshjet”, u shpreh Ibra.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303