Nderohet në Itali me çmimin ‘Luani i Artë’ Igli Tare, ja motivacioni

tare.jpg

Kapiteni i famshëm i kombëtares shqiptare, Igli Tare është nderuar në Itali me çmimin prestigjioz “Luani i Artë” me motivacionin për merita profesionale në fushën e sportit si drejtuesi më i suksesshëm në shtetin fqinj, që njihet si një nga vendet me futbollin më të rafinuar dhe tregun sportiv tejet interesant.

“Luani i Artë” është njëkohësisht një nga eventet më të rëndësishme ndërkombëtare që zhvillohet nga viti 1954 në qytetin italian të Venecias, ku jepet çmimi. Fillimisht me këtë çmim vlerësoheshin zhanere të ndryshme të artit, ku ka spikatur gjithmonë ai i festivalit të filmit të Venezias, por prej kohësh “Luani i Artë” i akordohet edhe individëve të shquar në fusha të ndryshme profesionale.

Ky është dhe rasti i Igli Tares, i cili pas një karriere të gjatë në fushën e gjelbër, prej shume vitesh drejton klubin sportiv te Lazio.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303