25.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Nderojmë historinë tonë”. Rama nga Italia kujton ngjarjen tragjike të Otrantos

Kryeministri Edi Rama që prej ditës së djeshme ndodhet në Itali për vizitë pune. Kreu i qeverisë deklaroi është ndalur te vendimi për strehimin e afganëve.

“Jam këtu sot dhe mund të kujtoj kur ishim ne afganët e sotëm, ndërkohë që arratiseshim nga një ferr i ngjashëm nga themelet e veta, sepse ndonëse regjimi i Tiranës nuk ishte një regjim islamik fondamentalist, ishte në themel ideologjik që bazohej mbi terrorin dhe mohimin e plotë të tjetrit.

Jam i kënaqur që kam mundësinë që të shoh nga afër këtë vepër, e cila është konceptuar nga një artist i madh, kam nderin ta njoh këtë artist dhe ta admiroj jo vetëm përmes veprave, por edhe si person. Kam pasur kënaqësinë edhe ta përqafoja pak më parë.

Dicka që na bën të mendojmë për ata gra dhe fëmijë që humbën jetën në atë anije. Të reflektojmë për fatin e madh që kemi pasur dhe kemi ende sot, fat që jemi pranë Italisë dhe veçanërisht pranë Pulias.

Me siguri na tregon shumë që ne mund të mësojmë që ai progres që ka ndodhur në Pulia është gjithë cfarë është bërë me novacionin. ‘Fakti që është Shqipëria ajo që duhet të presë më shumë refugjatë afganë sesa shumë vende të pasura, por ne nuk e bëjmë këtë për asnjë arsye tjetër veçse për të nderuar historinë tonë, gjyshërit tanë, të cilët bënë që të ishte vendi i vetëm në Evropë që strehoi më shumë hebrenj. Ka pasur shqiptar që kanë vdekur në kampet e përqendrimit sepse kanë mbrojtur me jetën e tyre, apo morën mbi vete duke mbrojtur duke thënë se ishin ata hebrenjtë”, u shpreh kryeministri.

 

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat