TË FUNDIT

Ndërprerja e vlefshmërisë pas pasaportave për Kombëtaren, reagon Ilir Meta: I paprecedentë, vendimi do përmbyset!

Presidenti Ilir Meta ka dalë pak më parë me një reagim në rrjetin social Facebook lidhur me vendimin për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit. Sipas kreut të shtetit, ky vendim është i pabesë dhe i paprecedentë, ndërsa shton se është një hakmarrje primitive për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.

Reagimi i Metës:

Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.

Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë.

Jam i bindur se më 25 prill 2021, do të përfundojë koha e vendimeve autoritare, arrogante dhe përjashtuese.

Ky vendim i Qeverisë ende në detyrë do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, që na çuan në Europë do të mbetet i pacenuar. ⚽🇦🇱

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat