fbpx

Ndërpriten kërkimet për gjetjen e trupit të peshkatarit

Screenshot_10.png

Polumbarët kanmë ndërprerë kërkimet për gjetjen e trupit të peshkatarit të mbytur prej 3 ditësh në liqenin e Pogradecit, për të vijuar sërish nesër kërkimet.

Në orët e para të mëngjesit të datës 31 dhjetor 2018, peshkatari Gëzim Seitllari i moshës 53 vjec ka dalë për peshkim, por nuk është kthyer më. Familjarët e alarmuar nga vonesa e tij, kanë dalë rreth orës 09:30 e mëngjesit të 31 dhjetorit për ta kërkuar.

Gëzim Seitllari nga Melishti nuk ishte peshkatar i lecensuar, por dilte herë pas here për të peshkuar nga kushtet e vështira ekonomike.

Dallgët e liqenit mendohen të kenë qenë shkaku i carjes së varkës së tij, pasi ato ditë ka pasur mjaft dallgë në liqen.

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *