Ndërroi jetë në aksidentin tragjik në Greqi, nesër jepet lamtumira e fundit për 15-vjeçaren shqiptare, ja si ndodhi ngjarja

deeeee.jpg

Nesër, 6 Korrik do të jepet lamtumira e fundit për Elisën, 15-vjeçaren shqiptare që ndërroi jetë në aksidentin tragjik në Chania të Kretës të dielën e 3 korrikut, ku mbetën të vdekur shqiptarja dhe shoferi i makinë dhe të plagosur dy pasagjerë të tjerë të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy të lënduarit janë një djalë 17 vjeçar, shoku i Elisës dhe një 23-vjeçare, e dashura e shoferit të makinës.
Ceremonia mortore për 23-vjeçarin , që drejtonte mjetin që u përplas me makinën bujqësore do të bëhet sot.

Familjet e dy të rinjve kanë hapur dyert e mortit, ndërsa banorët e Kretës shprehen të tronditur nga aksidenti tragjik, që la të vdekur dy të rinj dhe të lënduar 2 të tjerë.

E dashura e shoferit që ndërroi jetë po lufton për jetën në spital

Në foto 23-vjeçari gjerorgjian që ndërroi jetë dhe e dashura e tij e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve të cretapost , 23-vjeçarja ka bërë dy operacione urgjente.

Gjendja e saj shëndetësore mbetet veçanërisht kritike pasi ajo ka lëndime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit.

Si ndodhi aksidenti fatal

Mesditën e së dielës dy çiftet vendosën të shëtisnin në det , në veri të prefekturës së Chanias.

Pasi janë nisur mesditën e së dielës nga zona e Kandanos, rreth orës katër mjeti i drejtuar nga 23-vjeçari, në lartësinë pas tunelit të Topolisë në Kissamos të Chanias ka dalë nga rruga dhe është përplasur kokë më kokë me një mjet bujqësor që kalonte.

Në automjetin ndodheshin shoferi 23-vjeçar dhe e dashura e tij 23-vjeçare dhe një adoleshente 17-vjeçare dhe e dashura e tij 15-vjeçare , ndërsa në mjetin bujqësor ndodheshin dy persona, drejtuesi i mjetit dhe nëna e tij e moshuar, të cilët morën plagë të lehta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303