Ndërroi jetë nga COVID? Vëllai i 19-vjeçares akuza të rënda, reagon IKSHPK, zbardhet e vërteta

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-4.jpg

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës me anë të një reagimi zyrtar ka sqaruar të gjithë situatën lidhur me rastin e 19-vjeçares nga Mitrovica, Nazlije Sherifit, e cila ndërroi jetë.

Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë në veshka, ndërsa raportohet se së fundmi ka qenë e infektuar me Covid-19.

Familja e të ndjerës akuzoi IKSHPK-në për mashtrim, pasi sipas tyre, e ndjera nuk ka qenë fare e infektuar.

“Falënderoj IKSHP për mashtrimet dhe montimin e rezultateve si ia do qejfi, do vij koha kur do demaskohen të gjithë ata që po tentojnë të bëjnë padrejtësi në këto ditë të rënda për ne”, kishte shkruar dje vëllai i të ndjerës.

Por, IKSHPK ka sqaruar rastin e 19 vjeçarjes, duke thënë se ajo ka qenë dy herë e infektuar me këtë virus.

Deklarata e plotë e IKSHPK-së

Laboratoret e IKSHPK njoftojnë se mostra e pacientes N.Sh. (2001) nga Mitrovica fillimisht është dërguar në IKSHPK Prishtinë më datën 2 janar 2021 me kërkesën e Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, përmes Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Mitrovicë.

Pas testimit me Real Time PCR mostra ka rezultuar pozitive në SARS-CoV-2 dhe pasditen e 2 janarit 2021 rezultati i është përcjellë QRSHP në Mitrovicë dhe më pastaj autoriteteve në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë.

Një mostër tjetër e pacientës N.Sh. (2001), Mitrovicë, është dërguar në IKSHPK e referuar nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK, Prishtinë me datën 3 janar 2021 dhe e njëjta ka rezultuar pozitive në SARS-CoV-2.

IKSHPK njofton se mostrat e pacientes N.Sh. janë testuar sipas protokolleve të punës në laborator, si të gjitha mostrat tjera duke theksuar se IKSHPK nuk është institucion kompetent për përcaktimin e shkaqeve të vdekjeve të qytetarëve brenda spitaleve të Kosovës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303