Ndërroi jetë nga koronavirusi, dalin detajet e rënda për 43-vjeçarin, ja kujt po i bëhen testet pas vdekjes së tij

Viktima e 4 që ndërroi sot jetë pak më parë nga COVID-19 ishte një  43-vjeçar nga Kavaja i cili përveç obezitetit nuk kishte probleme të tjera shëndetësore.

Që në momentin që I.M është dërguar në spitalin infektiv në Tiranë, të gjithë familjarët dhe miqtë e tij që ka kontaktuar janë vetkarantinuar. Mësohet se 43-vjeçari ka takuar shumë pak persona gjatë qëndrimit të tij në Kavajë.

Viktima nga Kavaja ishte kthyer nga Italia përpara 15 ditësh. Ai udhëtonte shpesh në vendin fqinj.

43-vjeçari ka në pronësi dhe një hotel i cili funksionon gjatë verës.

Ndërkohë specialistët e shëndetësisë kanë nisur gjurmimin për personat e kontaktit të cilët kanë arritur të gjejnë një pjesë të mirë të tyre.

Specialistët e shëndetit kanë marrë kampionët nga këta persona të cilët i janë nënshtruar testit dhe fatmirësisht rezultatet e para kanë rezultuar negative.

Gjithsesi ata duhet të qëndrojnë të vetkarantinuar për 14 ditë në banesat e tyre.

Do të jetë testi i dytë që do të tregojë në mënyrë të sigurt nëse këta persona kontakti të 43-vjeçarit janë infektuar nga koronavirusi apo jo.