fbpx

Ndërron jetë 19-vjeçari, u ndje keq gjatë mësimit, zbulohet ngjarja e rëndë

Një ngjarje tejet tronditëse ka ndodhur në Itali, ku një 19-vjeçar shqiptar, me banim në Makari, një fshat i San Vito Lo Capo ka ndërruar jetë për shkaqe ende të panjohura. I riu që po ndiqte institutin e Hotelerisë, është ndjerë keq në orën e mësimit dhe u transportua në spital, por fatkeqësisht disa orë më pas humbi jetën.

“Jam jashtëzakonisht i tronditur”, thotë menaxheri i Institutit Pina Mandin. “Rreth orës 9, studenti raportoi tek mësuesit se kishte dhimbje koke dhe se nuk kishte fjetur mirë natën. Mësuesi sugjeroi të shkonte në shtëpi. Ai u largua, menjëherë me makinë me një kushëririn e tij, por situata u përkeqësua dhe përfundoi në urgjencë. Rreth orës 15:00 morëm një telefonatë nga spitali që na komunikoi lajmin tragjik”, shpjegoi menaxheri i shkollës. Mjekët thanë që ai ndjeu dhimbje të forta në kokë, fyt dhe qafë.

Për këtë ngjarje prokuroria ka nisur hetimet, që ka urdhëruar edhe autopsinë në morgun e Sant’Antonio Abate. Në orët e vona të pasdites mësuesit dhe shokët e të riut mbërritën në morg, të shokuar nga kjo tragjedi. Nëna e djalit u sëmur pas lajmit të kobshëm dhe u shtrua në spital.