Ndërron jetë aktori i famshëm pas përballjeve me një sërë problemesh shëndetësore

Aktori i famshëm Frank Adonis, i cili u bë i njohur në filmin “Goodfellas” dhe dhjetëra filma të tjerë,  u nda nga jeta ditën e mërkurë në moshën 83- vjeçare.

Gruaja e tij, Denise tha për “TMZ” se ai vdiq në Las Vegas dhe prej disa vitesh po përballej me një sërë problemesh shëndetësore, kryesisht vuante nga veshkat dhe ishte me dializë.

“Do të na mungojë. Ai ishte një baba fantastik dhe një burrë i mrekullueshëm. Ai ndihmoi të gjithë miqtë e tij. Shkrimtar i madh, regjisor dhe aktor. Ai ishte shoku im më i mirë” – u shpreh bashkëshortja e tij.

donis gjithashtu njihet për rolet e tij në “Casino”, “Ace Ventura: Pet Detective”, “True Romance” “Lieutenant Bad” etj.

Ai ka dy fëmijë nga martesa me Denise dhe gjithashtu ka një vajzë nga një martesë e mëparshme.

Lër një koment