Ndërron jetë bashkëthemeluesi i Microsoft-it

Është ndarë dje nga jeta Paul Allen, bashkëthemeluesi i Microsoft.

Allen ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare nga komplikimet e limfomës jo-Hodgkin.

Në një reagim të menjëhershëm, bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, shprehu hidhërimin e tij.  “Unë jam i hidhëruar nga vdekja e një prej miqve më të vjetër dhe më të dashur… Kompjuteri nuk do të kishte ekzistuar pa të”.

Biznesmeni e krijoi pasurinë e tij së bashku me mikun e shkollës Bill Gates, pasi krijuan gjigantin e teknologjisë Microsoft, në vitin 1975.

Lër një koment