16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Ndërron jetë edhe polici i UÇK-së

spot_img

Një ngjarje e rëndë u shënua në ditën e sotme në Istog të Kosovës, ku një grabitës dhe një polic humbën jetën.

Një person ka tentuar të grabisë një bankë duke marrë peng të gjithë punonjësit e saj. Në ato momente është vënë re edhe ndërhyrja e policisë, e cila e ka lënë të vdekur grabitësin me një plumb në gjoks.

Por veç grabitësit, ka pasur edhe një viktimë tjetër, një polic.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, polici është identifikuar si Izet Demaj. Dyshohet që është përleshur me grabitësin duke dalë në mbrojtje të punonjësve të bankës. Gjithashtu mësohet se ia ka marrë plagë të rënda të cilat ishin të papërballueshme.

Vdekjen e policit Demaj, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Gjatë intervenimit policor në një bankë, është plagosur një polic i njëjti ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Pejës. Ne jemi duke hetuar rastin, për momentin nuk mund t’iu japim më shumë informata”, ka thënë ai në një bisedë për mediat vendore

Po kush ishte Izet Demaj?

Ish- presidenti i Kosovës, Ibrahim, Rugova e ka shpallur “Hero të Kosovës” Demajn, pasi ai ka qenë edhe në betejën e Koshares, në rradhët e UÇK-së.

Për të ndjerin kanë shprehur ngushëllimet shumë figura të njohura të Kosovës. /real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat