Ndërron jetë futbollisti shqiptar pas një ataku në zemër

Një lajm i hidhur për futbollin shqiptar vjen nga Suedia. Labinot Harbuzi, lojtar me origjinë kosovare, është ndarë nga jeta në moshën 32-vjeçare.

Sipas mediave suedeze, Harbuzi pësoi një atak kardiak.

Labinot Harbuzi ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Suedi, duke luajtur për Malmo dhe Syrianska, por ka kaluar eksperienca edhe në Turqi (Manisaspor) dhe Azi (Prespa Birlik, Melaka United).

Përsa i përket karrierës ndërkombëtare, Harbuzi ka luajtur për Suedinë në kategoritë U-17, U-19 dhe U-21.

Lër një koment