Ndërron jetë ish i dashuri i Jennifer Lopez

42d2532f5ac65f1796ce8b4546c3007c.jpg

Zyra e Shefit të Mjekësisë së New Yorkut për Fox News, ka konfirmuar se ish-i dashuri i Jennifer Lopez, David Cruz ka vdekur.

Sipas TMZ, ai vdiq të shtunën në moshën 51-vjeçare nga sëmundjet e zemrës.

Cruz u takua me Lopez për një dekadë pasi ish-çifti u bashkuan me njëri-tjetrin kur superylli i muzikës pop ishte vetëm 15-vjeçe dhe qëndroi me të deri në mesin e viteve 1990.

Sipas TMZ, David Cruz ka lënë pas partneren e tij, Isa Cruz, teksa kjo e fundit e përshkroi si person ‘shumë të mirë dhe të dashur’.

 

“Ai kurrë nuk mbajti asgjë dhe ishte gjithmonë shumë i hapur”, ka thënë Isa. “Ishte një baba i përkushtuar, ai i donte Yankees dhe Knicks. David gjithmonë sigurohej që t’i mbaronte gjërat me një ‘Të dua ty’”.

scroll to top