fbpx

Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare bateristi i Rolling Stones

Screenshot_12-5.jpg

Bateristi i Rolling Stones, Charlie Watts, ka vdekur në moshën 80 -vjeçare.Lajmin e trishtë e ka konfirmuar zëdhënësi i tij, Bernard Doherty në një deklaratë: “Me trishtim të madh njoftojmë vdekjen e të dashurit tonë Charlie Watts. Ai vdiq në mënyrë paqësore në një spital në Londër më herët sot i rrethuar nga familja e tij.”Watts, i cili festoi ditëlindjen e tij të 80-të në qershor, u bashkua me The Rolling Stones në 1963. Ai ishte një nga anëtarët që shërbeu më gjatë në grup. Në fillim të këtij viti, ai njoftoi se do të tërhiqej nga turneu i ardhshëm në Shtetet e Bashkuara për shkak të problemeve shëndetësore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303