Ndërron jetë në Turqi Raif Terzi, veprimtari i shquar i çështjes shqiptare

I lindur në Preshevë dhe një prej veprimtarëve me të dedikuar të çështjes shqiptare është ndarë nga jeta.

Raif Terzi ishte Konsull Nderi i Shqipërisë në Turqi, ku dhe humbi jetën. Ai punoi gjithë jetën e tij në ndihmë të shqiptarëve në Ballkan.

U shqua për rolin e tij në ndihmë të UÇK-së dhe pavarësisë së Kosovës. Po kështu ai ishte një filantrop bujar për studentët shqiptarë në Turqi të cilët i akomodoi në kolegjet e veta në Tekirdag.